Ndihma ekonomike, si bëhet përzgjedhja e më të varfëve në Bathore

03/09/2018 15:30

Zona e Bathores, njihet për varfërinë e madhe dhe papunësinë e lartë, deri në 2014 në këtë zonë trajtoheshin 4000 familje me ndihmë ekonomike.

Nga data 1 deri në 10 të çdo muaji në zyrën e ndihmës ekonomike në Bathore vijnë banorë që aplikojnë për ndihmë ekonomike. Elisabeta përfitonte 40 mijë lekë të vjetra ndihmë, që ju ndërpre në muajin qershor. Zonja po i nënshtrohet pyetësorit të detajuar.

Elisabeta është një grua e ve që po rrit e vetme dy fëmijë të vegjël.

Zyra e ndihmës ekonomike të Bathores, varet nga bashkia e Kamzës. Bathorja ka rreth 45 mijë banorë.

“Aktualisht trajtohen 235 familje në ndihmë ekonomike. Deri vjet trajtoheshin rreth 1000 familje. Nuk e kuptojmë dot, janë hequr familje në varfëri ekstreme”, u shpreh Rahman Sokoli, përgjegjës i zyrës së ndihmës ekonomike, Bathore.

Një familje që përfiton ndihmë paraqitet një herë në 3 muaj tek zyra e ndihmës ekonomike. Ai që nuk kualifikohet, paraqitet një herë në 6 muaj. Të dhënat përpunohen në drejtorinë e shërbimeve sociale. Ndihma llogaritet 18 mijë lekë të vjetra kryefamiljari, 12 mijë bashkëshortja dhe nga 9 mijë lekë për çdo fëmijë. Tavani është 80.

“Sipas nesh, me atë që shikojmë në terren në Bathore duhet të trajtoheshin 2000 familje me ndihmë ekonomike”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA