Forumi në Dubrovnik, Bushati takon zyrtarin amerikan: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon
02/09/2018 09:45
Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar me zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, gjatë punimeve të një forumi të zhvilluar në Dubrovnik.
Tema e forumit ishte “Forcimi i elasticitetit – Mesdheu, Europa dhe Ballkani Perëndimor”, në kuadër të të cilit morën pjesë edhe ministra të tjerë të Jashtëm të rajonit.
Gjatë takimit me Palmerin, Bushati vlerësoi ritmin e reformave të brendshme, duke u ndalur veçanërisht te zbatimi i Reformës në Drejtësi.
Ndër të tjera, Bushati vlerësoi rolin e pazëvendueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.
Top Channel