Vlora është një tjetër qendër e turizmit, të cilin Kryeministrin vazhdon ta mbajë në vëmendje. Sezoni ende nuk ka përfunduar, por Rama theksoi se ka pasur një përmirësim të kushteve përsa i përket pastërtisë.
“Kemi bërë një përpa4rim, pasi kemi kaluar nga shumë pis, që ishte vitin e kaluar, në pis, këtë sezon. Do të nisim punën për të sistemuar fushën e mbetjeve dhe për të ofruar nëj bregdet edhe më të pastër për sezonin që vjen”, deklaroi Rama.
Sipas kreut të Qeverisë, edhe parametrat e sigurisë kanë rezultuar të përmirësuara. Rama foli edhe për energjinë, duke garantuar se investimet në rrjet do të vazhdojnë. Vlonjatëve u foli edhe për Aeroportin që u ka premtuar. Çështje kohe sipas Kryeministrit, por me impakt të fortë për zonën.
“Edhe ndërtimi i aeroportit në Vlorë, ëshët çështje kohe dhe besoj se do ët nisë puna brenda vitit të ardhshëm, për të krijuar nëj tjetër portë hyrëse në këtë qytet. Aeroporti do t’i sjellë një tjetër ritëm zhvillimi qytetit të Vlorës”, tha Rama.
Top Channel