
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve në fshatin Shtëpanj të Cërrikut.
Nga policia bëhet e ditur se në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.
Shtetasi Taulant Hoxha, kur ka parë Policinë ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.
Top Channel