
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Dashamir Xhika, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është rikthyer sërish në burg. Xhika ishte lënë më parë nga gjykata në “arrest shtëpie”.
Policia njoftoi zyrtarisht se ka bërë shoqërimin e tij drejt burgut, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kishte vendosur ta rikthente atë në burg, duke ndryshuar masën e sigurimit për të.
Dashamir Xhika, 47 vjeç, është në hetim i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”.
Rasti për të cilën ai dyshohet është shpërdorimi i fondeve për rrugën Gjinar-Elbasan.
Top Channel