Një ditë më parë Jako Blani nga Qesaraka e Tiranës tregoi se i kishte ardhur një fature disa milionëshe për energjinë që nuk e kishte shpenzuar.
“Në 2015-ën më thotë vjen një gjobë prej 19 milionë lekësh. Kur shkova tek zyrat e OSHEE-së, më thonë që kam edhe një afrofe prej 1 milionë lekësh të vjetra. Faturën ma anuluan, ndërsa afrofenë jo”, shprehet qytetari.
Një ditë më pas OSHEE përfundoi verifikimet dhe korrigjimet për gabimet që e kanë zanafillën prej vitit 2014.
“Nga verifikimet dje dhe sot dhe pasi zotëria bëri një ankese me shkrim, pasi i anuluam faturën prej 1.6 milionë lekësh, kemi arritur në përfundimin që nga faturat aforfe 8 prej tyre duhet të sistemohen, dhe detyrimi ngelet në dy fatura me vlerë 150 mijë lekë të vjetra gjithsej.
Top Channel