Kryemadhi: Kriminelët nuk kanë frikë nga shteti. E kanë në dorë shtetin!

31/08/2018 11:08

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me komitetin drejtues kombëtar të Lëvizjes Rinore për Integrim, deklaroi se kriminelët nuk kanë frikë shteti, pasi e kanë në dorë atë.

“Thonë që kriminelët kanë frikë nga shteti dhe nga reforma në drejtësi, por i qëllojnë me kallash shtëpisë së gazetarëve. Kjo nuk është frikë. Nuk kanë frikë sepse kryekrimineli është në krye të qeverisë”, u shpreh Kryemadhi.

Kreu i LSI-së theksoi se “pagat e shqiptarëve po zhvlerësohen dhe po rritet varfëria, gjë që do të sjellë dëshirën epidemike për tu larguar nga Shqipëria”.

Kryemadhi mendon se dëshira për të qëndruar në Shqipëri i kthehet të rinjve me aksion politik: “Duhet t’i kthejmë dëshirën rinisë për të qëndruar në Shqipëri. Besimi te vendi ynë kthehet me aksion politik”.

Në fund, Kryemadhi paralajmëroi për “ditë të nxehta shtatori” në politikën shqiptare.

“Në shtator nisin ditët e nxehta të verës për politikën. Do të jetë sesion parlamentar i vështirë që nis me grabitjen e Teatrit Kombëtar, që është grabitje e kulturës dhe historisë”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA