Policia Kufitare në Rinas ka bllokuar ditën një sasi prej 84000 dollarë dhe një sasi prej 3500 euro të padeklarauara, ndërsa ka nisur procedim penal ndaj poseduesit të tyre.
Policia bën të ditur se gjatë përpunimit të pasagjerëve të linjës ajrore me intinerar “Tiranë – Stamboll – Shangai- Kinë”, përzgjodhi për kontroll, pasi kishte kaluar zonën e kontrollit doganor shtetasin A.D., ku gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 84000 $ USD Amerikan dhe një sasi prej 3500 Euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore në mënyrë vullnetare.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi A.D., 33 vjeç, banues në Tiranë është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ”Mos deklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.
Top Channel