Të paktën 4 nga 6 bashkitë që duhet të depozitojnë mbetjet urbane në landfillin e Maliqit nuk e përballojnë dot koston e transportit.
Bashkia e Korçës, pjesë e projektit, por edhe Bashkia e Maliqit, për shkak të afërsisë gjeografike, janë të vetmet të cilat i depozitojnë mbetjet urbane tek ky landfill.
Nuk depozitohen mbetjet nga Bashkitë e Pogradecit, Ersekës, Devollit dhe Pustecit.
Eduard Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, shprehet: “Çdo ton mbetje që depozitohet në landfill ka koston e vet. Për ne është goxha edhe kostoja e transportit nga Pogradeci deri këtu. Është vendosur që për Pogradecin, Devollin dhe Ersekën, të kenë një pikë transferimi që do të minimizojë kostot”.
Përfaqësuesit e bashkive që nuk i transportojnë mbetjet në landfillin e Maliqit u takuan me zyrtare të bankës gjermane për zhvillim për të gjetur zgjidhje.
Top Channel