Në takimin me strukturat drejtuese të LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhje.
“Në fakt, nuk është e fshehtë që opozita e bashkuar do të dalë së bashku në zgjedhjet e ardhshme. As që po punon për të gjetur kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës, por ajo që është më e rëndësishme është platforma jonë e përbashkët për t`iu dhënë zgjidhje uljes së taksave, të cilët janë çdo ditë e më shumë, ku po i marrin frymën shqiptarëve”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi ka thënë se çdo kërcënim për të rinjtë e LSI-së gjatë fushatës nuk do të tolerohet.
“Çdo kërcënim që do vijë nga drejtorët apo drejtoreshat e shkollave ndaj të rinjve tanë dhe çdolloj përdorimi i forcës, notës apo presionit të vazhdimit të studimeve më tej ndaj tyre, të cilët ne i kemi dëgjuar rëndomë në zgjedhjet e kaluara, ku në shkëmbim të votës ofrohej e drejta e studimit dhe çdo përdorim i forcës së notës apo misionit të vazhdimit të studimeve më tej ndaj tyre, të cilët ne i kemi dëgjuar rëndom në zgjedhjet e kaluara, ku në shkëmbim të votës ofrohej e drejta e studimit. Të jenë të bindur të gjithë ata drejtorë që nuk do të ketë më as sjellje të kulturuar, as tolerancë miqësore, politike apo njerëzore, por do të kenë përballje të pamëshirshme ndaj këtyre kriminelëve të cilët bëjnë Pazar me të ardhmen e të rinjve tanë”, tha kryetarja e LSI.
Top Channel