Denoncimet e PD-së për tenderat, Fuga: E kotë të përgjigjesh për çdo budallallëk!

29/08/2018 14:10

Endri Fuga reagoi të mërkurën ndaj denoncimeve të Partisë Demokratike për tenderat që sipas saj, qeveria i ka dhënë miqve të Edi Ramës.

“Dje njëri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz dhe hedhin në eter shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që të përgjigjesh për çdo budallallëk”, shkroi Fuga në Twitter.

“Kryeministri dhe qeveria janë të vendosur që të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë të gjithë vëmendjen te njerëzit dhe puna në shërbim të tyre”, shton Endri Fuga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA