Rruga e vdekjes në Arapaj. Banorët, në panik për fillimin e shkollës

28/08/2018 09:07

Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec nuk arritën t’i gëzohen rrugës së re, që e kishin kërkuar prej shumë vitesh.

Në fshat janë ende të tronditur nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së dielës, e që siç thonë ata u mori dy djemtë më të mirë.

Dy kushërinjtë Amarildo, 29 vjeç, dhe Festim Dogani, 21 vjeç, po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar.

Në Arapaj, të gjithë janë në panik nga rreziku që u erdhi bashkë me asfaltin. Shkolla fillon së shpejti dhe godina ku mësojnë 500 nxënës ndodhet buzë rrugës.

Banorët kërkojnë vendosjen e ndriçimit, sinjalistikës, si dhe pengesave në rrugë, por edhe më shumë kontrolle nga Policia e Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA