Anija ushtarake rumune ndalet në Durrës
27/08/2018 12:45
Anija-shkollë ushtarake rumune “Mircea” mbërriti paraditen e së hënës në portin detar të Durrësit, në kuadër të një vizite miqësore.
Në kalatën 4 të këtij porti, anija dhe ekuipazhi i saj u pritën nga përfaqësues të lartë të forcave tona detare dhe nga Ambasada e Rumanisë në Tiranë.
Sot paradite në portin e Durrësit janë ankoruar gjithashtu edhe veliera turistike “Sea Cloud” dhe jahti “Charkra” me gjatësi 66 metra.
Në kalata dhe në radën portuale ndodhen 6 anije tregtare.
Top Channel