Ndarjen nga jeta te Senatorit amerikan John McCain e ka komentuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili në një postim në profilin e tij në FB, thotë se senatori ishte një mik i mirë i Shqipërisë.
“Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendime të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator”, shkruan Rama.
Senatori John McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru. Në vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinës amerikane.
Top Channel