Të shtënat në Florida, i plagosur edhe një adoleshent shqiptar

26/08/2018 22:00

Në qendrën e argëtimit Jacksonville Landind Arena ka qenë i pranishëm edhe një shtetas shqiptar, i cili merrte pjesë në një turne lojërash video, të organizuar aty.

Bëhet fjalë për adoleshentin Drini Gjoka, i cili ka mbetur i plagosur gjatë të shtënave në qendrën e populluar pasditen e të dielës.

Aktualisht djaloshi është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa lajmin e jep edhe me postimet e tij në twitter, ku tregon tmerrin e përjetuar.

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave, shkaku i të cilave nuk dihet ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA