Pas pushimeve në Shqipëri, emigrantët fillojnë largimin. Fluks në Portin e Durrësit

26/08/2018 14:58

Emigrantët shqiptarë që u kthyen në atdhe për pushime janë duke u larguar. Fluks të shtuar ka në pikat e kalimit kufitar tokësor, por fluksi më i madh duket se është ne portin e Durrësit aty ku çdo ditë lundrojnë drejt Italisë me mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në perëndim.

Nëse fillimi i gushtit solli radhë të gjata në portin e Durrësit me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve, fundi i këtij muaji ka sjellë fluks në kthim.

Pas përfundimit të pushimeve në Shqipëri, emigrantët kanë nisur të kthehen në Itali, ku me fillimin e muajit shtator, rinis dhe rutina e tyre e përditshme në punë apo shkollë.

Porti i Durrësit po përballet me një fluks të madh njerëzish dhe automjetesh. Vetëm në orën 13:00, janë larguar këtë të diel 4000 pasagjerë si dhe 940 automjete.

E njëjta situatë ka qenë përgjatë gjithë javës së kaluar, por në 24 gusht, është shënuar kulmi i largimeve me 4870 pasagjerë dhe 1045 automjete. Numri i pasagjerëve që janë nisur këtë fundjavë nga sheshi i trageteve Durrës për në Itali është 8584.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA