Ndarja nga jeta e senatorit McCain, Meta: Lajm i hidhur për shqiptarët

26/08/2018 09:57

Lajm të hidhur për të gjithë shqiptarët e ka cilësuar Presidenti Ilir Meta ndarjen nga jeta të senatorit amerikan John McCain.

Duke e vlerësuar për arritjet e tij në betejën për liri dhe të drejtat e njeriut, Meta e vlerëson senatorin John McCain si një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

“Ndarja nga jeta e Senatorit John McCain është një lajm i hidhur për mua dhe për të gjithë shqiptarët. Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe. Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan. Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj”, shkruan Meta në një status në Facebook.

Më tej Meta kujton faktin se senatori John McCain ishte një ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit në NATO.

Ai u bë një ndër mbështetësit kryesorë të antarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës.

“Angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për cështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën. Sot shqiptarët humbën një mik të veçantë e të pazëvendësueshëm. U prehtë në paqe shpirti i tij!”, shkruan Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA