Johnny Bobbit Jr. u kthye në personazh dite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ish veterani i luftës, tashmë një i pastrehë, përdori 20 dollarët e tij të fundit për t’i blerë karburant Kate McClure, e cila kishte mbetur në mes të rrugës ndërshtetërore 95 në Filadelfia.

Në këmbim, vajza nisi bashkë me partnerin e saj Mark D`Amico një fushatë në internet, te quajtur “GoFundMe” me qëllimin të mblidheshin para për të ndihmuar Bobbitt.

Historia shpejt u bë virale në rrjet dhe falë nismës së dy të rinjve, u arrit që brenda 9 muajve të mblidheshin 402.000 dollarë. Çështja është se Bobbitt, në dorë ka marre vetëm 75.000 dollarë, të tjerat çifti nuk i dorëzon.

Ajo që nisi si një përpjekje bamirësie ka përfunduar në sherr ligjor. Avokatit i Bobbitt thotë se atij i takon të marrë edhe të paktën 300.000 dollarë. Synimi sipas Chris Fallon është që 14.000 njerëzit, të cilët kontribuuan për këtë fushatë, ta dinë se paratë e tyre i shkuan njeriut për të cilin u dhanë.

Marredhenia e Bobbitt me McClure nisi të përkeqësohej kur ajo dhe i dashuri i blenë në muajin qershor një kamper, në vend të shtëpisë së premtuar, dhe ia parkuan pranë shtëpisë se tyre në New Jersy ndërsa donte te qëndronte në Karolinën e Veriut.

Gjate kësaj periudhe të kaluar atje, nuk i dhanë as para e as ushqim. Çiftit pretendonte në një intervistë të dhënë më parë se nuk do ta dorëzojë pjesën tjetër të parave derisa Bobbit të gjejë një pune dhe të heqë dorë nga varësia prej qetësuesve, por ndërkohë ngrihen pyetje se ku i gjeti Mclure dhe D`Amico paratë për të blerë një BMW të re dhe për pushime luksoze në Kaliforni, Florida e Las Vegas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA