Juve, Rama dhe Ronaldo; Fotot dhe debatet për udhëtimin e kryeministrit

26/08/2018 12:02

Në provën e dytë në serinë A Juventus nuk gaboi duke triumfuar ndaj Lazio, në një ndeshje ku mes spektatorëve në Allianz Stadium, ishte dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai u prit nga presidenti i Juventusit, bëri një foto me Cristiano Ronaldon, i cili as nuk shënoi gol dhe mori dhuratë edhe një bluze të personalizuar të Juventusit.

Udhëtimi i numrit 1 të ekzekutivit u shoqërua me foto dhe pamje nga atmosfera elektrizuese në stadiumin Torinez, por në Tiranë u ndje më shumë zhurma për një transfertë që opozita e cilëson të ekzagjeruar.

Edi Paloka shkruan se Edi Rama përdori një helikopter Kugar për të shkuar nga Vlora në aeroportin e Rinasit, dhe nga atje, një avion privat për të fluturuar përtej detit, në kohë limit për fërshëllimën e parë në Juventus-Lacio.

Ky është avioni privat tip “Sesna” me të cilin opozita pretendon se kryeministri shqiptar udhëtoi drejt Italisë, një shpenzim i pajustifikueshëm për një vend të varfër.

  Kryeministri Rama, “markim të rreptë” Cristiano Ronaldos

Drejtori i komunikimit në kryeministri Endri Fuga është përgjigjur duke treguar se kryeministri udhëtoi në Torino bashku me Drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare. Ata janë nisur nga Rinasi me një avion të prenotuar nga klubi i Lazios për drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa ditë pushime ne jug ne Shqiperise, eshte kthyer ne detyren e tij.

“Për ata që përpiqen te luajnë luftash me avionë e me helikopterë, sqarojmë se udhëtimet e kryeministrit të vendit i kanë kushtuar shumë më pak buxhetit të shtetit, sesa ato te paraardhësit. Kryeministri udhëton në Economy Class dhe po kështu edhe ministrat”, ka qenë reagimi i Endri Fugës.

Juventus e mundi me dy gola Lazion ndërsa në ekip ka edhe fituesin e Topit të Artë, i cili i dhuroi kryeministrit shqiptar edhe një fanellë me numrin 7 dhe autografet e disa lojtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA