Vëllezërit përleshen për tokën në Fier. Me sëpata kundër njëri-tjetrit

25/08/2018 09:50

Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar nga ndërhyrja në kohë e policisë në fshatin Çorrush të Mallakastrës, aty ku një ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive pronësie mes dy vëllezërve 57 dhe 69 vjeç.

Në konflikt janë përfshirë vëllai tjetër i tyre, Zenel Lalaj dhe djali i 69-vjeçarit, Besnik Lalaj, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 57-vjeçarit, duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda. Konflikti nuk është ndalur me kaq, pasi djali i të plagosurit, Fatjon Lalaj, në tentativë për t’u hakmarrë ka zgjedhur djalin tjetër të xhaxhait të tij, 39-vjeçarin S.L. (vëlla i Besnikut dhe djali i 69-vjeçarit), të cilin ka tentuar ta vrasë me një sëpatë.

Në momentin më kulmor të konfliktit ka arritur të ndërhyjë policia, e cila ka neutralizuar autorin, megjithatë shtetasi në shënjestër nuk u ka shpëtuar plagëve të rënda prej mjetit të fortë prerës. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Zenel Lalaj, 66 vjeç, dhe Besnik Lalaj, 26 vjeç, që të dy nga fshati Çorrush, të cilët do të procedohen tashmë për veprën penale “dhunë në familje” nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, ndërsa ndaj 22-vjeçarit Fatjon Lalaj rëndon vepra penale e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA