Përgjatë të gjithë aksit Shkodër-Shirokë, kontenierët e mbeturinave janë të tejmbushur. As sezoni turistik nuk ka sjellë përmirësim të këtij shërbimi, duke i ofruar një pamje dhe erë të pakëndshme çdokujt që e viziton atë.
Për këtë papastërti, sipas banorëve e kanë fajin institucionet vendore, e madje ata e fajësojnë këtë gjendje edhe për uljen e fluksit të turistëve.
Megjithatë, natyra e bukur dhe gatimet tradicionale të zonës vazhdojnë të tërheqin vizitorë, që largohen me dëshirën se vitin tjetër do ta gjejnë më mirë.
Shiroka është e përfshirë edhe në projekte rehabilitimi. Por, derisa punimet të përfundojnë, institucionet duket se duhet të kujdesen më shumë për shërbimet bazë, siç është ai i pastrimit.
Top Channel