
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Një 39-vjeçar është arrestuar nga forcat e Komisariatit të Policisë së Durrësit, me akuzën se ka kanosur me armë zjarri automatik babain e tij.
I arrestuari është Fatbardh Muçka, banues në Durrës, i cili kishte kanosur me armë zjarri automatik, model 56, të atin e tij 71-vjeçar, S. Muçka.
Ndaj tij rëndojnë tashmë veprat penale të “dhunës në familje” dhe “prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për të cilat do të procedohet më tej nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Durrësit.
Arrestimi i tij është bërë në flagrancë, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit.
Top Channel