Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Korçës ndërkohë që policia ka konstatuar shenja dhune fizike në pjesën e fytyrës dhe në trup.
Nevruz Fiqi, 56 vjeç jetonte i vetëm. Policia po heton edhe pistën e vrasjes.
Një ditë para vrasjes ai ka patur grindje me disa persona për shkak të mbledhjes se kanaçeve për materiale të riciklueshme.
Ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, familjarët flasin për konfliktin me Emiljano Nazifi, person me precedent penalë.
“Im vëlla u kishte thënë mos i lini këtu thasët me kanaçe. Ata ishin grindur, e kishin goditur rëndë”, tregon motra e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 6 të qytetit juglindor ndërsa pritet ekspertiza e mjekëve nga Tirana për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.
Top Channel