Rritja e fluksit të pushuesve drejt plazheve të Adriatikut e Jonit ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugën e plazhit të Durrësit.

Automjete të shumta nga vendi dhe rajoni i janë drejtuar plazheve për të pushuar edhe këtë fundjavë të nxehtë gushti, po trafiku i ngarkuar e kthen në një sfidë të vërtetë udhëtimin.

Në aksin Ura e Dajlanit- Plepa dhe më tutje Plepa- Golem lëvizja bëhet me ritme tejet të ngadalta, ndërsa policia rrugore apelon për përdorimin e rrugëve alternative, siç është unaza e Shkozetit dhe autostrada Durrës-Kavajë, pasi rruga e plazhit dhe rruga dytësore Plepa-Golem kanë një dyndje automjetesh e njëkohësisht dhe lëvizje pushuesish këmbësorë që shtojnë ndjeshëm vonesat në qarkullim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA