Punimet jo cilësore dhe studimet me projekte të pa integruara me gjithë komponentët kanë bërë që rrugët shqiptare të kenë kosto të larta të mirëmbajtjes, 13,8 milionë euro sipas programit buxhetor afatmesëm 2018-2020, dhe 18,5 milionë euro në 2019-ën.

Por megjithatë këto para nuk garantojnë aspak rrugë cilësore. Nga ana tjetër sapo një rruge përfundon pa kaluar pak kohë ajo i nënshtrohet ndërhyrjeve të ndryshme për hapje kanalesh për fibra optike, linja elektrike apo tubacione të ndryshme.

Rritja e kostove të mirëmbajtjes është njëra anë, ana tjetër është se hapja e këtyre kanaleve sidomos në rrugët nacionale ku udhëtohet me më shumë shpejtësi, ka qenë shpesh herë burim aksidentesh.

Hapja e 1500 kilometrave kanaleve në rrugët kryesore nacionale për fibrat optike nga firma “Gener 2” për llogari të “Albanian Telecommunications Union”, shkaktoi shumë kaos dhe polemika.

Përveçse bëhej fjalë për një ekskluzivisht të dyshimtë të dhënë nga qeveria Berisha për zotërimit për 20 vite të linjave të internetit me shtetet e tjera nga kompani e panjohur deri atëherë, firma kontraktore e saj për shtrimin e fibrave u përfol se ishte shkaktare për shembjen rrugës nacionale Librazhd-Elbasan në vitin 2016. Ministri i atëhershëm i transporteve, Edmond Haxhinasto foli për cilësi të dobët të punimeve.

Madje çështja u bë dhe politike ku pati akuza nga deputetë të mazhorancës ndaj ish-ministrave të Berishës.

Shtrimi i këtyre linjave ka përfunduar tashmë dhe si dëshmi ka mbetur e çara e kanalit anash rrugëve nacionale që të cojnë në katër cepat e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA