Gjykata e Katanias në Itali, ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpiak për Nezar Seitin.
Ky i fundit dyshohet nga prokuroria italiane se ka qenë anëtar i grupit të Habilajve, që merrej me trafikun e kanabisit dhe lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Me konkretisht, nga përgjimet e kryera dyshohet se Seiti ka qenë financier i grupit që merrej me shpërblimet dhe pagesat qe kryheshin për të realizuar trafikun e narkotikeve.
Ende nuk ka detaje se çfarë ka ndryshuar në pozitën proceduarale të Seitaj, i cili është liruar në arrest shtëpiak, në pritje të gjykimit. Nezar Seiti u ekstradua drejt Italisë, nga Shqipëria në nëntor të viti të kaluar, me një procedure ekstra procedurale, me firmën e ministres së Drejtësisë, që injoroi vendimet e gjykatave të shkallës e parë dhe apelit të krimeve të renda si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, te cilat kishin vendosur arrest me burg për Seitin.
Emri i Seitit ishte shënuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në një njëjtin procedim me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, që dyshohet se ka ndihmuar grupin e Habilajve në kultivimin dhe trafikimin e narkotikeve.
Top Channel