Në Shqipëri nuk ka vend për alarm për fruthin bën të ditur Institutit i Shëndetit Publik, sipas të cilitaërsisht 26 mjië vaksinime kanë qenë të personave që nuk janë vaksinuar më parë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka forcuar masat për parandalimin e rikthimit të shpërthimeve epidemike të Fruthit.

Gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime nga të cilat mbi 26400 janë vaksinime të personave të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar ose mbulesa vaksinale nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe mbi 51100 vaksinime jashtë rutinës që iu takojnë personave të kontaktit, individëve që rezultojnë me një dozë vaksine fruthi apo të pavaksinuar si dhe persona risku.

Vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar, konkretisht:

Prej dy vitesh vazhdon vaksinimi i kohorteve të datëlindjeve 1980-1990 që janë me një doze, ndërkohë që është bërë dhe vaksinimin i kohorteve të datëlindjeve 16-20 vjeç.
Është realizuar evidentimi i fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit dhe vaksinim i tyre i menjëhershëm dhe po ashtu është bërë vaksinim i popullatës së komunitetit rom si kontigjent lëvizës në të gjitha rrethet”, njofton ISHP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA