Edmond Bega rriti biznesin 20 fish; PD: Për rrugën Tiranë-Elbasan, mori 10 milionë dollarë

23/08/2018 15:11

Bizneset e Mondi Begos, të cilin Partia Demokratike e akuzon si të lidhur me kryetarin e grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla, kanë lulëzuar gjatë tre viteve te fundit. Të dhënat zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKR tregojnë se në vetëm tre vjet xhiroja e kompanisë “Inerte Expres” është rritur me 20 herë.

Sipas bilanceve, në periudhën 2012-2014 kompania “Inerte Expres” ka patur një qarkullim vjetor që është luhatur nga 13 milionë deri në 52 milionë lekë në vit. Por pas 2014-ës, xhiroja e saj është rritur me ritme të vrullshme. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2015 kompania arkëtoi 228 milionë lekë, ndërsa vitin e kaluar xhiroja e saj arriti në 762.6 milionë lekë ose 20 herë me shumë se tre vjet më parë.

Partia Demokratike thotë se zgjerimi i bizneseve të Begos në tre vitet e fundit nuk është I rastësishëm, por është rezultat i lidhjeve të tij me pushtetin. Gent Strazimiri akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist taulant balla se ka shërbyer si sekser që kompanitë e Begos të merrnin fonde nga buxheti I shtetit, edhe si nënkontraktore.

“Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit. Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Strazimiri.

Një ditë më parë, PD publikoi dokumente që sipas saj tregonin se Bego ka marrë edhe direkt fonde publike siç ishte rasti i një tenderi 100 milionë lekë nga Operatori i Transmetimit për ndërtimin e një nënstacioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA