Turizëm automobilistik por jo vetëm, u bënë mjaft të njohura edhe në Shqipërinë e viteve ’30-të. Krahas lehtësimit të taksave për turistët e huaj dhe krijimi i “Kartës së Turizmit”, të huajt që kishin vizituar Shqipërinë kishin mjaftë dëshirë të ndihmonin zyrtarët shqiptar në promovimin e vendit të tyre dhe bukurive natyrore shqiptare.
Sipas dokumentave të kohës të Fondit Arkivor Online agjenci të huaja turistike mirëprisnin përfaqësues zyrtar shqiptar që të punonin pranë tyre për nxitjen e turizmit në vend.
“Ay qi thotë, se Shqipnija s’ka se ç’i ofron të huejvet, gabon plotësisht, se turisti i sotshëm, qi asht i lodhur nga komoditeti modern i qytetevet të mëdha, nuk kërkon tjetër veçse nji ndrrim jete për pakë kohë, dhe ma të shumtën e hërës kur e le vendin e vet, kërkon primitivitetin e natyrës, në të cilën e gjen dëfrimin shpirtnues dhe kënaqësinë e vërtetë”,i shkruan konsulli i kohës në Vjenë Çatin Saraçi, ministrit të Jashtëm Rauf Fico.
Në dokumentat tashmë online është një listë e gjatë e korrespondencave të legatave dhe konsullatave shqiptare në botë që flisnin për interesin e mjaft agjencive të huaja për turizmin dhe njohjen e shtetit shqiptar.
Top Channel