Në kryqëzimin e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit, ku fluksi i automjeteve ka sjellë trafik të rënduar dhe radhë të gjata mbrëmjen e të dielës.

Zvarritja e punimeve në by passin e Fierit që lidh dy akset nacionale të jugut me rrugën e vjetër të Levanit është shkaktari kryesor i trafikut të rënduar”.

Por ka edhe drejtues automjetesh të paduruar, që zgjedhin të parakalojnë duke u kthyer në burim aksidenti.

“Bypass”-i i Fierit ka në projekt ndërtimin e autostrade inter-urbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi rreth 22 km, gjerësi rruge 22 m dhe me vlerë prej 60 milion euro, i cili duhet të kishte përfunduar ndërtimin vite më parë.

Por u la në mes pasi kompania ndërtuese, italiania “Serenissima” falimentoi. Kjo pjesë rruge do të shkurtonte kohën e udhëtimit nga Tirana në Vlorë, në 1 orë e 30 minuta.

Por jo vetëm që një gjë e tillë s’ka ndodhur, por si pasojë e zvarritjeve të punimeve që nga viti 2012, koha e udhëtimit është zgjatur. Shqiptarë e të huaj janë të detyruar të llogarisin përshkrimin e rrugës jo në km, por në orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA