
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës si autor i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet.
Sipas policisë, Vasil Papës, gjatë kontrollit fizik iu gjetën tre kaçavida dhe dy pasqyra automjeti, të cilat pas verifikimeve përkatëse rezultuan se i kishte vjedhur tek automjeti tip Benz, në pronësi të M.D.
Nga hetimet e kryera në lidhje me të ka rezultuar se Vasil Papa është gjithashtu autorë i 4 vjedhjeve të tjera të kryera në qytet. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Top Channel