Greqia ka përfunduar me sukses programin 3-vjeçar të shpëtimit të eurozonës, i projektuar për të ndihmuar këtë vend që të përballojë pasojat nga kriza e borxheve të saj.

Për herë të parë në 8 vjet, Greqia tani është e lirë të huazojë para’ në tregjet financiare.

Si kusht i kredive, qeveria greke u detyrua të paraqiste një sërë masash shtrënguese të papëlqyeshme. Ekonomia greke është rritur ngadalë në vitet e fundit, por është ende 25% më e vogël se kur filloi kriza.

Së bashku me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), huatë që i janë dhënë Greqisë që nga viti 2010 arritën në më shumë se 260 miliardë euro, ndihma më e madhe në historinë financiare globale.

Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM) siguroi vendin me 61.9 miliardë euro gjatë tre viteve. Kjo mbështeti përpjekjet e qeverisë greke për të reformuar ekonominë e trazuar të vendit dhe për të rikapitalizuar bankat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA