Policia e shtetit zbulon se Edmond Bega i dënuar në Itali me burg ka qëndruar vetëm 1 vit e 11 muaj në burg dhe është liruar më 24 nëntor të vitit 2011 pasi gjykata e Krujës pjesën e mbetur të dënimit prej një vit e 8 muaj ia konvertoi me dënim me kusht.
Policia i jep këto të dhëna në përgjigjie të thirrjeve të PD duke sqaruar se kanë verifikuar në dosjet e arkivës për Edmond Bego, i cili mbante edhe emrat Manoli Bego, Sajmir Sina, Belul Gjatari, dhe së fundi Mond Bega, 48 vjeç.
Sipas policisë ai nuk është në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Edmond Bego u arrestua me 24 dhjetor 2009 për llogari të drejtësisë në Itali, me urdhër arresti ndërkombëtar. Prokuroria e Përgjithshme në 11 shkurt 2010 njofton Policinë për njohjen dënimit të dhënë ne Itali.
PD: Bega, lidhje me qeverinë. Paloka: Përse nuk reagon policia dhe Prokuroria?
Më 15 shtator Gjykata e Lartë në Shqipëri ka bërë njohjen e vendimit penal të huaj dhe ka dënuar përfundimisht me 4 vite e 4 muaj. Ai është liruar nga burgu në 24 nëntor 2011, pasi ka vuajtur rreth 1 vit e 11 muaj burgim, me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila mbi bazën e kërkesës së të dënuarit ia konvertoi pjesën e mbetur prej 1.8 vitesh burgim, në liri me kusht.
Ndërtuesi i arrestuar në Greqi ishte dënuar në Itali si pjesë e bandës së Aldo Bares
Ky është momenti sqaron policia pas të cilit ajo nuk mund të bëjë asnjë veprim. Ndërkohë pas kontrollit ne sistemin TIMS rezulton se Mondi Bega ka hyrë disa herë në Itali qe nga viti 2013 deri në vitin 2018. Gjithashtu edhe në Greqi ka hyrë disa herë ku për herë të fundit kaloi me 8 gusht për t’u arrestuar gjatë kthimit.
Top Channel