Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në cilësinë edhe të drejtuesit politik të Qarkut të Shkodrës, ka qenë për ngushëllime në familjen e Admir Bokrinës.
Admiri ishte një nga dy viktimat që fatkeqësisht humbi jetën në tragjedinë e Genovës pak ditë më parë. I lindur më 9 nëntor të vitin 1986, në Oblikë të Shkodrës, Admiri punonte në Genova si hidraulik.
Ditën para aksidentit, Admiri festoi 3-vjetorin e martesës. Familjarët e tij kërkuan nga Konsullata shqiptare në Milano që të mund të sillnin trupin në Shqipëri, për ta varrosur pranë familjes.
“Në familjen e Admir Bokrinës në Oblikë, djaloshit shkodran që humbi jetën në tragjedinë e Genovës, për t’i shprehur familjarëve ngushëllimet më të ndjera për humbjen e njeriut të zemrës, të cilit nesër i jepet lamtumira e fundit. Dhimbja është e madhe!”, shkroi në rrjetin social Twitter, ministri Bushati.
Përveç Admirit, në tragjedinë e Genovës humbi jetën dhe një tjetër shtetas shqitar, Marjus Djerra, nga Shijaku. Që të dy ata ishin emigrantë të rregullt në Itali.
Top Channel