Banorë të më shumë se 20 fshatrave në njësinë Livadhja në bashkinë e Finiqit vuajnë prej vitesh mungesën e plotë të ujit të pijshëm.

Në Llazat dhe Kalcat, dy fshatra të rrethuar nga ullishtet qindravjeçare, sistemi i brendshëm i shpërndarjes është shaktërruar 25 vite më parë dhe që atëherë banorët kanë mbajtur ujë të pijshëm në krahë. Sterat e shtëpive në rastet që ekzistojnë grumbullojnë sasi të pamjaftueshme për të përballuar verën. Banorët, pothuajse të gjithë të moshuar, janë duke blerë ujë për të pirë e për përdorime të tjera nga të tjerë bashkëfshatarë që kanë hapur puse, por situata është shumë e vështirë.

Dhoksia, njëra prej grave të moshuara thotë se me kalimin e viteve edhe ato pak çesma që gjenden kilometra larg nga fshati janë dëmtuar, ndërsa askush prej banorëve nuk është në gjendje qw të ecë aq gjatë dhe të transportojë ujë.

Dikur, burimi i Merkos e furnizonte të gjithë zonën, ndërsa me një investim minimal tani fshatrat e Vurgut mund të përfitonin prej burimeve të Leshnicës, por investimi nuk është kryer kurrë, megjithë premtimet.

Dhimitri dhe e shoqja blejnë çdo ditë 1 metër kub ujë me vlerë 500 lekë dhe askush nuk është i sigurtë nëse është i pijshëm. Tregtia e ujit ka nisur vite më parë, thotë Dhimitri. 80% e fshatrave blejnë ujë nga 20% e banorëve që çelën puse, duke e kthyer shitjen e ujit në një biznes të mirwfilltë.

Në Livadhja dhe fshatrat përreth banorët paguajnë një vlerë të barabartë me një pension mujor. Mungesën e ujit në këtë zonë e vuajnë më shumë se 8 000 banorë rezidentë, ndërsa në verë, kur përkohësisht popullsia dyfishohet, uji bartet me mjete e kafshë ngarkese nga distanca të largëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA