ARRSH, Qendro: Po monitorojmë gjendjen e urave, problem mosrespektimi i peshës në aks nga disa kompani

20/08/2018 14:03

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro në një dalje të posaçme për mediat thotë se në Shqipëri nuk duhet të ketë panik për urat, dhe së shpejti do të bëhet ndërhyrja në veprat që kanë problematika.

Sqarimi vjen pas tragjedisë në Gjenovë dhe panikut të përhapur për rezistencën e urave në vend. “Nga analiza që bën ARRSH pavarësisht ngjarjes që ka ndodhur në Itali, ne kemi kërkuar në buxhet që vitin e kaluar për të bërë projekte për urat të cilat janë më problematike në Shqipëri, që kërkojnë ndërhyrje. Janë bërë të njohura në shtyp se cilat janë këto objekte. Është hapur një garë që është në proces final. Brenda dy javëve do kemi kontratën me kompaninë fituese që do bëjë projektin me të gjitha elementët teknikë që duhet të bëjmë ne ndërhyrje për urat sipas listës. Në funksion të kësaj ne do kërkojmë fonde në buxhetin e vitit të ardhshëm. Nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës është duke u ngritur një grup pune për të bërë një inspektim të përgjithshëm të gjithë urave për shkak të një ndarje që ka pësuar rrjeti rrugor shqiptar, ku një pjesë u ka kaluar bashkive. Në fund do të vëmë një material në dispozicion për të shmangur të gjithë të papriturat”, tha Qendro.

Për kreun e ARRSH-së problem i madh në vend është mosrespektimi i peshës mbi aks nga disa kompani dhe gërryerja e bazamenteve dhe këmbëve të urave nga kompanitë e shfrytëzimit të lumenjve. Ai shtoi se ARRSH po bashkëpunon me policinë rrugore për sinjalistikën e vendosur në ura, e cila përgjithësisht është e plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA