
Histori si e Parashqevi Simakut, ylli i muzikës filmohet duke fjetur rrugëve në gjendje të mjerueshme! E shkatërroi vdekja e nënës
26/02 14:40
Një tifoz futbolli nga Peruja, i cili e ndoqi kombëtaren e tij në Rusi për Kupën e Botës, është kthyer sërish atje ku u luajtën ndeshjet e kompeticionit më të madh të futbollit për të adoptuar një qen rrugësh.
Ricadro Lazo u kthye në hotelin e tij pas ndeshjes Peru-Australi, që u zhvillua në datën 26 qershor në Soçi, dhe aty gjeti një qen. Tifozit i erdhi shumë keq për këtë qen dhe vendosi ta merrte me vete.
Duke qenë se kjo gjë nuk ishte e mundur menjëherë për shkak se duheshin plotësuar dokumente dhe duheshin bërë vaksinat, Ricardo kontaktoi me PovoDOG që organizoi adoptimin.
Ricardo dhe qeni i tij i ri pas pak ditësh do të udhëtojnë së bashku në Peru, ndërkohë që tani po shijojnë verën në Moskë.
Top Channel