Radhë në kufi me Malin e Zi. Emigrantët, në pritje me orë për t’u larguar nga Shqipëria

19/08/2018 19:50

Radhë kilometrike u krijua të shtunën në mëngjes në hyrje të kufirit shqiptar në Kakavijë. Turistë dhe emigrantë që hynin në Shqipëri qëndronin në pritje me orë.

Radhë u krijua edhe pasditen e së dielës në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Rreshti i gjatë disa kilometra është krijuar me mjetet e emigrantëve që po kthehen në vendet e tyre pas pushimeve në Shqipëri.

Mes tyre ka edhe shumë turistë të huaj.

Pamjet me radhë të gjata shihen në mënyrë të vazhdueshme pothuajse në të gjitha pikat e kalimit kufitar ku lëvizin turistët. Në Kukës, në Shkodër, në Kapshticë, Kakavijë, por edhe në Qafë-Botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA