Ministres neozelandeze për Gratë i është dashur të marrë biçikletën për të shkuar në maternitet, në një kohë që i duhej të sillte në jetë fëmijën e saj të parë, pas 42 javësh shtatzëni.
Julie Genter, e “Partisë së Gjelbër”, tha se kishte shkuar me biçikletë për të nxitur më shumë lindjen, sepse “në makinë nuk kishte shumë hapësirë”.
Ajo publikoi në Instagramin e saj foton e vet me partnerin, duke shijuar ngarjen e biçikletës në një mëngjes të këndshëm të diele.
Në qershor, kryeministrja Jacinda Ardern u bë e dyta udhëheqëse botërore që solli në jetë një fëmijë teksa ishte me post në qeveri. Të dyja ato parapëlqyen të lindnin në Spitalin publik të qytetit të Aucklandit.
Genter, 38 vjeç, e cila mban edhe rolin e zv.ministres së Transportit, është tejet e njohur dhe një zë i fuqishëm në favor të çiklizmit.
“Po, ajo që mendoni po ndodh! Na uroni fat”, shkroi ajo për ndjekësit e saj. “Unë dhe partneri po shkojmë me biçikletë, sepse nuk kishte mjaftueshëm hapësirë në makinë për të nxitur lindjen. Por gjithashtu, kjo mënyrë më vendosi në një pozicion më komod”.
E lindur në SHBA, Genter e kishte njoftuar shtatzëninë e saj po në Instagram. Ministrja do të marrë 3 muaj leje lindjeje, ndërkohë që u bashkohet kështu një numri politikanesh që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre gjatë kohës që mbanin poste qeveritare.
Top Channel