Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një postim në Facebook i referohet vendimit të qeverisë italiane për anulimin e koncesioneve, duke kërkuar një gjë të tillë dhe nga shteti shqiptar.
“Koncesionet jane nje kancer qe po e ha dhe do ta haje Shqiperine dhe shqiptaret per dhjetra e dhjetra vjet.
Edhe atyre qe nuk kane lindur akoma ju eshte vendosur ne qafe laku i nje borxhi te poshter,te piset dhe te padrejte. Ngjarjet e fundit ne Itali dhe vendimi i jashtezakonshem dhe pozitiv i qeverise italiane per ti anulluar koncesionet jane shembull i madh. Kryeministri dhe qeveria duhet te ndalen se shkaterruari kete vend me koncesionet hajdute dhe kriminale. Italia e dha shembullin e madh te kurajos patriotike per ta mbrojtur Italine nga kjo e keqe. Po keta te Tiranes ç’do bejne apo rendesi per ta ka qe kusaria te vazhdoje….”, shkruan Vasili.
Postimi i plotë:
Top Channel