Shkon në 41 numri i të vdekurve të Genova, Mattarella në funeralin e viktimave
18/08/2018 10:06
Sot në Genova mbahet funerali i 18 viktimave nga tragjedia e urës Morandi, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 41.
Makina ku udhëtonte familja Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe e vogla Kristal 9 vjeçe, është gjetur gjatë natës nën rënojat e urës, komplet e shkatërruar nën një bllok të madh betoni.
Ndërkohë, fatkeqësisht kjo nuk është ende një shifër përfundimtare, pasi vijojnë kërkimet nën rrënojat e urës, por sipas apelit mungojnë edhe dy persona.
Në funeralin që do të mbahet për viktimat do të jetë edhe presidenti italian Sergio Mattarella, ndërkohë që në qytete të ndryshme italiane zhvillohet ceremonia e varrimit për viktimat e tjera, të cilat familjet kanë dëshiruar një ceremoni private.
Top Channel