Kryeministri Edi Rama ndërpreu sot pushimet e tij, për të zhvilluar një bashkëbisedim me studentë e pedagogë të Akademisë “100 fshatrat”, në fshatin turistik të Jalës.

Pikërisht projekti “100 fshatrat” ishte në qendër të fjalës së kryeministrit, që tregoi rëndësinë e këtij programi, veçanërisht në zhvillimin rural të vendit.

“Projekti “100 fshatrat” është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, veçanërisht të zhvillimit rural. Aktualisht po bëhen ndërhyrje të rëndësishme në Vuno dhe Dhërmi, ndërsa presim që të shtrihet shumë më gjerë, për t’i dhënë një tjetër hov zhvillimit të vendit”, deklaroi Rama.

Kryeministri ftoi të rinjtë të kthejnë sytë nga vendi i tyre, teksa theksoi se nxitja e agroturizmit do të ndikojë te zhvillimi rural dhe rritja e punësimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA