Foto ilustruese

Pasditen e sotme janë krijuar radhë të gjata në kufirin shqiptaro-grek, në doganën e Kakavijës.

Shkak për këtë është bërë një defekt në sistemin kompjuterik të doganës greke, që ka bllokuar procesimin e dokumentacionit.

Sipas burimeve, pala greke ka hasur në një defekt të sistemit kompjuterik që bën identifikimin e mjeteve.

Qindra emigrantë shqiptarë kanë mbetur në radhë, në pritje që të riparohet defekti dhe të rifillojë puna për kalimin drejt tokës greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA