Rreth dy milionë vetë kanë marrë pjesë në anketimin në internet, që nisi më 4 korrik dhe u mbyll më 16 gusht. A ka ardhur tashmë koha për një kthesë në orën europiane?
Që tani është e qartë, shkruan DW: ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton atë që premton. Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal. Në vend të kësaj kjo ndërhyrje influencon në bioritmin e qytetarëve të BE-së duke shkaktuar rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin.
Pra të shfuqizohet rregulli për ndryshimin e orës? Por çfarë pas kësaj? Do të mbetet në fuqi ora verore apo ajo dimërore? Përgjigja nuk është e thjeshtë, sepse për të dyja opcionet ka argumenta pro dhe kundër. Edhe brenda vet 28 anëtarëve të BE-së.
Për orën verore është favorizuese, që ka një orë më shumë dritë dhe mundëson punën më gjatë në fushë, nxënësit dhe të puënsuarit kanë shansin të kthehen në shtëpi me dritë në dimër, dhe veprimtaritë sportive në natyrë mund të zhvillohen po ashtu pasditeve me dritë.
Për orën dimërore është favorizuese për ata që mezi zgjohen në mëngjes, që nga tetori mund të zgjohen më vonë në mëngjes, por që u duhet të përballojnë errësirën më herët pasdite. Edhe në bujqësi shpesh përdoret argumenti, që në orën dimërore ka spostim të bioritmit të kafshëve. Por Komisioni i BE-së këtë argument e hedh poshtë me faktin, se falë ndriçimit artificial dhe automatizimit të teknikës së mjeljes, ky ndryshim i orës nuk luan më asnjë rol.
Ka ardhur koha pra që të bëhet një kthesë në kohë. 28 vjet pas aplikimit të ndryshimit të orës në Gjermani me 56 ndryshime të orës deri më sot është krijuar një farë lodhjeje. E pavarësisht orës verore dhe asaj dimërore në Europë ndërkohë ka tri zona të ndryshme kohore.
Bruksel, ki mëshirë! Na jep një direktivë për orën verore, na jep ne hapësirën e veprimit kombëtar, na shpëto prej ndryshimit të orës dhe na oriento drejt flladit të pafund veror!
DW
Top Channel