Muze në Shpellën e Pëllumbasit, studiuesi Qiriazi: Është banuar 10 mijë vite më parë

18/08/2018 15:21

Monumentet e natyrës kanë një vlerë të madhe jo vetëm në drejtim të studimeve shkencore, apo kulture, por sidomos në turizëm. Ndërsa Tirana i ka kaluar 1 milonë banorë, ka edhe turistë të huaj që vizitojnë për më shumë se një ditë kryeqytetin kanë nevojë për sa më shumë site. Profesor Perikli Qiriazi ka kohë që hartuar një projekt për shndërrimin e Shpellës së Zezë të Pëllumbasi në muze.

“Së pari në të ka jetuar ariu i shpellave, nga 10 mijë deri në 400 mijë vjet përpara. E jona ka një vlerë më të madhe se sa simotrat e saj evropiane. Sepse në të ka jetuar edhe njeriu, nga paleoliti i vonë deri në mesjetë të hershme”, thotë prof. Qiriazi.

Por ku konsiston ky projekt? “Kemi menduar një rrugë komode këmbësore. E kemi menduar t ë vendosim njeriun e shpellave. Manikinat e njeriut të shpellave, familja rreth zjarrit. Dhe më tej pastaj, atje ku ne kemi gjetur skeletet të arinjve t ë shpellave, t ë vendosim ariun e shpellave, thotë ai.
Monumentet e natyrës në vendin tonë gjithmonë e më shumë kanë ardhur duke u tkurrur. Nuk mjafton vetëm identifikimi i tyre, por mbi të gjitha duhet mirmbajtja. E sipas Qiriazit, kjo e fundit le për të dëshiruar, duke sjellë dëmë të pariparueshme në disa prej siteve.

“Unë do të theksoja këtu në mënyrë të veçantë parkun kombëtar të Lurës. Prerjet abusive, djegiet e vazhdueshme, tashmë i kanë zhdukur ato motive, ato vlera, për të cilat ju dha me të drejte statusi i parkut komëbtar. Unë do të radhitja parkun kombëtar të malit të Tomorrit. Në mënyrë të veçantë shpatin perëndimor të këtij mali”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA