Ish-ylli i kriketit, Imran Khan është zgjedhur kryeministër i Pakistanit në një votim në Asamblenë Kombëtare të vendit.

Partia e tij PTI fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e korrikut, duke mundësuar që zoti Khan të bëhej kryeministër, edhe me ndihmën e partive të vogla, më shumë se dy dekada pas hyrjes së tij në politikë.

Ai do të betohet të shtunën.

65-vjeçari Khan do të trashëgojë një vend me një krizë ekonomike në rritje dhe është zotuar të krijojë një “Pakistan të ri”.

Ylli sportiv karizmatik, i cili e udhëhoqi Pakistanin në një fitore të Kupës së Botës më 1992, ka kohë që e ka lënë pas krahëve imazhin e tij si “playboy” dhe tani e shet veten si një reformator të devotshëm, populist dhe kundër varfërisë.

Në votimin e së premtes, Khan u mbështet nga 176 anëtarë. Kundërshtari i tij, Presidenti i Pakistanit, Shahbaz Sharif, mori 96 vota.

Duke folur pas rezultateve, kryeministri i zgjedhur u zotua për të sjellë “ndryshimin që ky popull dëshironte”, sipas mediave lokale.

Ai premtoi “përgjegjësi të rreptë” për ata që “plaçkitën këtë vend”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA