Me “selfie” kundër luftës e dhunës, ekspozitë në OKB

17/08/2018 13:47

Mijëra fotografi pritet të shfaqen në një ekspozitë 3D në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për të theksuar vështirësitë e miliona personave që janë pjesë e konflikteve në të gjithë botën, si dhe të kërkojnë mbrojtje për ata që tentojnë të ndihmojnë në to.

OKB-ja është duke kërkuar nga njerëzit në të gjithë botën të shtojnë emrat e tyre në një peticion, i cili kërkon nga udhëheqësit botërorë të mbrojnë civilët dhe punëtorët që ofrojnë ndihmë, mirëpo kësaj here jo me laps: me “selfie”!

Imazhet në një version trepërmasor do të publikohen në një strukturë xhami në ndërtesën e OKB-së, në atë që është cilësuar si i pari “peticion i gjallë”.

“Në vitin 2017 janë vrarë 139 punonjës të ndihmave, më shumë se 100 të tjerë janë plagosur, teksa 76 janë rrëmbyer ndërsa kanë qenë duke kryer punën e tyre”, është bërë e ditur në raportin e grupit të pavarur për kërkime, “Humanitarian Outcomes”.

Numri i të vdekurve ka qenë 23 për qind më i lartë në krahasim me vitin e kaluar dhe i dyti në listën e shifrave rekord.

“Për të dytin vit me radhë, Siria është emëruar si vendi më i rrezikshëm për punëtorët që ofrojnë ndihmë humanitare”, është thënë në një tjetër raport të organizatës bamirëse, “CARE International”.

Ekspertët kanë thënë se agjencitë që ofrojnë ndihmë duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar këta persona që vuajnë nga probleme të ndryshme mendore, siç janë depresioni dhe ankthi, pasi u ekspozohen ngjarjeve traumatike.

Ekspozita e OKB-së është pjesë e fushatës #NotATarget (Jo një shënjestër), përmes së cilës do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Ndihmës Humanitare më 19 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA