Pas një krize ekonomike 9-vjeçare, që i zvogëloi ekonominë me 1/4-tën dhe e detyroi të zbatojë një sërë masash shtrënguese, Greqia është gati të dalë nga plani i tre paketave të shpëtimit, më 20 Gusht.
Kriza ka provuar të ketë qenë thellësisht traumatike për grekët, që zëvendësuan me entuziazëm dhrahminë për euron në vitin 2001.
Miratimi i monedhës së përbashkët filloi me një epokë të kredisë së lirë, që financonte me mburrje konsumin privat dhe shpenzimet publike dërguan buxhetin e Greqisë në deficit.
Qëkur kriza e borxhit shpërtheu në fillim të vitit 2010, katër qeveri të njëpasnjëshme kanë luftuar për t’a shpëtuar vendin nga falimentimi, duke u mbështetur në shpëtimin më të madh në historinë ekonomike, me më shumë se 260 miliardë euro të huazuara nga partnerët e zonës euro dhe FMN-ja.
Athina tani sheh një kthim në normalitet dhe është gati të rimarrë sovranitetin e saj ekonomik, por problemet kanë mbetur ende, me bankat që janë mbytur dëshpërimisht nga portofolët e mëdhenj të huave të këqija dhe borxhi publik i Greqisë është ende më i larti në eurozonë, sa 180 përqind e prodhimit kombëtar.
Por drita ka filluar të duket në fund të tunelit. Ekonomia, e cila u zvogëlua për 26 për qind në vitet e krizës, ka filluar të rritet, turizmi po lulëzon dhe papunësia po ulet ngadalë, pasi aktualisht është në 19.5 për qind, nga kulmi qëë arriti pothuajse 28 për qind.
“Nëse ka një leksion që kemi marrë nga kriza është se në çdo rrethanë duhet të përpiqemi të mbrojmë stabilitetin makroekonomik”, tha Panos Tsakloglou, kryeekonomist i qeverisë së mëparshme të koalicionit.
“Politikat populiste që mund të fitojnë disa vota sot dhe që kanë efekte katastrofike disa vite më vonë, duhet të shmangen me çdo kusht. Përndryshe, herët a vonë do të përfundojmë në situatën në të cilën ndodhemi”, tha ai.
Pavarësisht se për të pestin 3-mujor me radhë ekonomia greke ka shënuar rritje, kjo nuk është aspak një e dhënë optimiste sipas FMN-së, që thotë se “rritja rrethohet nga rreziqe të brendshme dhe të jashtme”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar thekson se qëndrueshmeria afatgjatë mbetet e pasigurt, ndaj është e nevojshme që të rishikohet në mënyrë reale, parashikimi për rritjen ekonomike.
“Unë nuk shoh një arsye për ngazëllim në lidhje me daljen tonë nga memorandumi (shpëtimi) sepse … mund të dalësh nga tava, në zjarr”, tha Thanos Veremis, profesor në Universitetin e Athinës.
Top Channel