Mashtrim me vajin e ullirit; Analizat tregojnë se në treg shiten përzierje industriale

15/08/2018 19:54

Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër. Top Channel fakton se mashtrimi është i vërtetë. Ne morëm nga tregu mostrat e tre llojeve te vajit dhe i kërkuan institucioneve shtetërore t’i analizojnë. Analizat tregojnë se asnjë prej tyre nuk ishte vaj ulliri, por përzierje industriale.

Vaji i ullirit është një produktet ushqimor që falsifikohet me lehtë në vendin tonë. Top Channel tregon se si vaji i ullirit pavarësisht kategorisë që ai ka ekstra i virgjër, i virgjër, apo dhe vaj ulliri nuk është i tillë. Madje nuk futen në kategorinë e vajit të ullirit.

“Në supermarketet e vendit tonë mora tre vaj ulliri: ekstra të virgjër. të virgjër dhe vaji ulliri më pas ato i dërgova pranë Institution të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për analiza. Këto janë rezultatet e analizave dhe kërkojmë një interpretim nga ana juaj nëse ky vaj ulliri është sipas standardeve që kërkon ligji i vajit të ullirit për Shqipërinë”, tha Orladan Kyçuku, specialiste e ullirit dhe vajit të ullirit.

Në bazë të ligjit për vajin e ullirit treguesit fiziko kimike dhe ata organo shqisorë kategorizojnë nëse vaji është ulliri ose jo.

“Komuniteti Evropian për vlerën K232 ka një limit, i cili nuk duhet të jetë më shumë se 2.5 ndërkohë rezultatet tona kanë dalë 2.6 pra është mbi limit. E njëjta gjë vihet re edhe tek K 270 ku standardi e ka 0.25 ndërkohë që këtu ka dalë 0.75 pra është një vlerë shumë e lartë për të qenë në kategorinë e ekstra të virgjër.

Ju e keni marrë për vaj ulliri të virgjër përsëri ngelemi tek koeficenti i përthithjes së dritës i cili është me parametra që nuk i përkasin kësaj kategorie. I ka më të larta se sa duhet të jetë norma. Dhe treguesit organo shqisor nuk i ka brenda limiteve ky vaj nuk futet në kategorinë e vajit të virgjër.

Tani kalojmë tek vaji i tretë i cili është vaji i ullirit. Koeficenti i cili jep shumë herë vlera më të larta se sa është karakteristikë e vajit të ullirit. Prandaj të treja vajrat që ju keni analizuar nuk i përkasin kategorisë që ato janë të paraqitura në etiketën që ju keni marrë vajin”, tha Orladan Kyçuku, specialiste e ullirit dhe vajit të ullirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA