Aplikuan 25 mijë maturantë. 7 mijë për studime jashtë, 90% zgjedhin universitetin publik

15/08/2018 14:16

Formularin A2 e kanë plotësuar rreth 25 mijë maturantë, aq sa parashikoi Ministria e Arsimit, ndërsa 7 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet jashtë Shqipërisë.

Edhe në maturën 2018-2019 të dhënat tregojnë se trendi mbetet i njëjtë. Rreth 90% e maturantëve kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në universitetet publike, ndërsa 10% do të studiojnë në universitetet private. Sa i takon zgjedhjeve të maturantëve, burime në qendrën e shërbimeve arsimore thonë se degët më të kërkuara janë: Drejtësia, Ekonomiku, Mjekësia, Shkencat Sociale dhe Universiteti Bujqësor.

Kjo sa i takon degëve më të kërkuara në universitetet publike, pasi në universitetet private maturantët kanë bërë zgjedhje të tjera. Në privat, të parat në listë renditen degët e arteve, për të vijuar me Mjekësinë, Ekonomikun dhe Drejtësinë.

Qendra e Shërbimeve Arsimore raporton për Top Channel një statistikë interesante: maturantët djem kanë zgjedhur më së shumti degët shkencore, ndërsa vajzat degët me profil shoqëror.

Sipas rregullores së maturës, fituesit e fazës së parë shpallen më datë 30 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA